Nju Delhi, 22 maj – Në 24 orët e fundit në Indi janë regjistruar 6.000 raste të të infektuarve të rinj me Kovid-19, që paraqet numër rekord nga fillimi i epidemisë së koronavirusit të ri.
Informacioni vjen në momentin kur autoritetet indiane filluan me lehtësimin e masave restriktive dhe pjesërisht e kanë ripërtërirë qarkullimin kombëtar ajror.
Deri më tani në indi janë regjistruar 118.000 raste të Kovid-19, rreth pesë për qind më shumë se dje, ndërsa 3.853 e kanë humbur jetën.