Koreja e Jugut ka regjistruar sot një rekord prej 1.896 rasteve të reja të infektimeve të reja me virusin korona brenda një dite.
Ky është numri më i madh i personave të infektuar brenda një dite në Korenë e Jugut që nga fillimi i pandemisë me virusin korona. Koreja e Jugut po lufton me një valë të katërt të përhapjes së COVID-19, që besohet të shkaktohet nga varianti Delta i virusit.