Shkup, 7 mars – Gjatë vitit të kaluar, nga zyra e Avokatit të Popullit janë iniciuar numër rekord i padive penale kundër pjesëtarëve të Ministrisë për Punë të Brendshme. Këtë lajm për gazetën KOHA e ka konfirmuar vetë Ombudsmani Ixhet Memeti, i cili ka theksuar se për shkaqe objektive të përpilimit të Raportit vjetor, nuk mund të saktësoj se sa policë janë përfshirë në këto padi, të cilët në masë të madhe dyshohen për tejkalim të kompetencave dhe ushtrim të dhunës ndaj qytetarëve. Mirëpo, Ombudsmani Memeti thotë se nga përpunimi i rasteve të ndryshme, qoftë gjatë vitit 2016 apo periudhën e viteve të kaluara, është konstatuar se në vendin… (më gjerësisht në numrin e nesërm të gazetës KOHA)