Vitin e kaluar në Gjermani kanë ndodhur pothuajse 1.000 sulme mbi vendqëndrime të refugjatëve, publikoi sot Policia federale kriminalistike, sipas së cilës kjo shifër është vetëm për tridhjetë incidente më vogël nga viti 2015, kur zakonisht aktivistët ekstrem të djathtë dhe neonacistë kanë kryer 1.031 sulme mbi kampet e refugjatëve. Siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Berlini, sipas ministrit gjerman i Drejtësisë, Hako Mas numri i incidenteve është i marrë edhe pse sulmet ndaj refugjatëve gradualisht janë zvogëluar siç ka përfunduar viti, Në Gjermani në vitin 2015 dhe 2016 kanë arritur mbi 1,3 milionë refugjatë, nga të cilët pjesa më e madhe janë myslimanë nga Siria, Iraku dhe Afganistani.