Numër i madh i simpatizantëve dhe aktivistëve të Partisë Demokratike Shqiptare kanë ndjekur sonte nga afër fjalimin e liderit Menduh Thaçi, si dhe bartësve të listave në Njësitë zgjedhore në Konventën promovuese që u realizua në sallën sportive “Shaban Tërstena” në Çair të Shkupit. Me këtë rast, me ovacione të mëdha është përmendur emri i liderit të PDSH-së sapo i njëjti është thirrur në skenë për të marrë fjalën.