Sulmuesi i Torinos, Andrea Belotti po kërkohet nga klube të mëdha evropiane pas shkëlqimit në Serie A me Torinon. Kurse, sipas mediave italiane Torino është e gatshme ta shes reprezentuesin e Italisë për 100 milionë euro. Por, lojtari ka thënë se nuk vlen kaq shumë.
“Unë sinqerisht nuk e ndiej se vlej aq shumë. Në futboll, megjithatë, shifrat janë rritur në mënyrë dramatike dhe vlerat e lojtarëve kanë shkuar në klub”, ka deklaruar Belotti për Tika Taka.