Shkup, 13 dhjetor – Zëdhënësi i Qeverisë Mile Boshnjakovski deklaroi sot se aspak nuk vihet në pikëpyetje mbajtja e seancës së përbashkët qeveritare ndërmjet Maqedonisë dhe Bullgarisë pas deklaratave të fundit të zëvendëskryeministrit bullgar dhe ministër i Mbrojtjes Krasimir Karakaçanov dhe eurodeputetit bullgar Andrej Kovaçev.
Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas konferencës së rregullt për shtyp, Boshnjakovski theksoi se seanca e përbashkët qeveritare do të mbahet, por se ende nuk është konfirmuar data.
“Po rregullohen hollësitë, ndërsa data në këtë moment nuk është konfirmuar. Kryeministri të hënën do të shkojë në Bullgari në hapjen e projektit të madh infrastrukturor autostradës Bllagoevgrad-Kulla. Bashkëpunimi rajonal jo vetëm që po përforcohet, përkundrazi do të mbahet seanca qeveritare. Për momentin data nuk është konfirmuar dhe nuk ka aspak dyshime se seanca do të mbahet”, theksoi Boshnjakovski.
Zëdhënësit e Qeverisë sot në konferencën për shtyp informojnë se pritet që të mbahet edhe seanca e parë e përbashkët qeveritare ndërmjet Maqedonisë dhe Serbisë. Pritet që të konfirmohet data e saktë e mbajtjes.