Islam Slimani vendos pikat mbi i përsa i takon të ardhmes së tij. Lojtari i cili luan i huazuar që nga 11 gushti i vitit 2018 te Fenerbahce kërkon rikthimin në Premier League te skuadra e Leicester, që zotëron edhe kartonin e algjerianit. 30-vjeçari nuk ka arritur të ambientohet me skuadrën e drejtuar nga Ersun Yanal dhe për këtë arsye kërkon të rikthehet në Angli dhe më pas të kerkojë një aventurë të re për karrierën e tij. Gjatë këtij sezonin, Slimani ka koleksionuar vetëm pesë gola në 25 sfida të luajtura.