Omer XHAFERI
Shkup, 17 shkurt – Mbi 60 për qind e qytetarëve në Maqedoni janë deklaruar se ballafaqohen me probleme të natyrave të ndryshme gjatë kohës së realizimit të të drejtave të tyre si konsumator, shkruan gazeta KOHA. Këto të dhëna së fundmi janë publikuar nga Organizata e Konsumatorëve të Maqedonisë (OKM), e cila përmes përpilimit të një analize ka theksuar së një numër i konsiderueshëm i konsumatorëve kanë shprehur keqardhje për cenimi e të drejtave të tyre gjatë blerjes. Sipas të dhënave që janë përfshirë në këtë analizë, mes tjerash thuhet se rreth 27 për qind e qytetarëve të anketuar pjesërisht janë përballur me shkelje të të drejtave si konsumator. Në ndërkohë, vetëm 13 për qind prej tyre kanë thënë se nuk kanë hasur në probleme të kësaj natyre. Kualiteti i produktit, garancioni për mallin dhe servisimi i pajisjeve janë cilësuar problemet më të shpeshta me të cilin përballen qytetarët (konsumatorët). Në listën e probleme të konsumatorëve, nga OKM-së kanë njoftuar se qytetarët ankohen edhe për shërbimet e telekomunikacionit. Përderisa në parashtresat më të rrallë që janë regjistruar në këtë organizatë hynë shërbimet komunale, ato turistike e kështu me radhë. Për të zgjidhur problemet e tyre shumica e konsumtaroëve që u janë shkelur të drejtat esenciale gjatë blerjes dhe shfrytëzimit të shërbime tjera, personalisht siç thonë nga OKM-ja, janë drejtuar deri te tregtari apo kompania, respektivisht kjo mënyrë e reagimit është bërë përmes postës elektronik apo asaj me shkresë. Duke ju referuar këtyre të dhënave, në analizën e organizatës së konsumatorëve potencohet se pas dorëzimit të ankesave një numër i madh i konsumatorëve kanë pranuar përgjigje lidhur me parashtresën e dorëzuar, megjithatë sipas drejtuesve të kësaj organizatë mbetet shqetësuese fakti se 38 për qind nga këto konsumator asnjë herë nuk u është dhënë sqarim për mos respektimin e të drejtave të tyre si blerës. Konsumatorët, të cilët kanë vendosur ta vazhdojnë procedurat për vërtetimin e shkeljes së të drejtave të tyre, shkruan KOHA, në masë të madhe janë drejtuar deri te OKM-ja, zyra e Avokatit të Popullit apo Këshilli për mbrojtjen e konsumatorëve që funksionon në kuadër të Qytetit të Shkupit. Shfrytëzimi i meditacioni si mekanizmin më praktikë për zgjidhjen e problemeve mes palëve në masë të madhe nuk shfrytëzohet në vendin tonë, gjegjësisht rreth 90 për qind të këtyre konsumatorëve sipas informacioneve të OKM-së nuk e përdorin këto rrugë si instrument për zgjidhje alternative të kontesteve. “Për këtë çështje mendojmë se duhet të rritet vetëdija e konsumatorëve për shfrytëzim të mediaconit si mënyrë më e thjeshtë për zgjidhjen e çfarëdo lloji të kontesteve, përfshi edhe ato të konsumatorëve. Njëkohësisht analizat e ndryshme flasin se ky mekanizëm është metoda për përdorur në vendet e BE-së, kur bëhet zgjidhjen e kontesteve mes konsumatorit dhe kompanisë. Kështu që me ratifikimin e dispozitave të BE-së në legjislacionin tonë, mendojmë se do të rritet edhe numri i qytetarëve të cilët do ta shfrytëzojnë këtë mënyrë alternative të zgjidhjes së problemeve”, thuhet në raportin e OKM-së. Zgjatja e procedurave gjyqësore dhe burokracia e madhe që mbizotëron në këtë aspekt nga ndikuar që drejtuesit e OKM-së të kërkojnë sjelljen urgjente të një Ligjit për ri për mbrojtjen e konsumatorëve, për arsyet se dispozitat aktuale pavarësisht se 6 herë pësuar ndryshime, ato janë të rëndë për t’i kuptuar një jurist i arsimuar e le më kur flasim për një konsumator të rëndomtë.
© Gazeta KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.