Ministri serb i Punëve të Brendshme, Nebojsha Stefanoviq deklaroi sot se nuk pret që siguria e Serbisë të rrezikohet për shkak të ngjarjeve në Maqedoni, por forcat e sigurisë janë të gatshme të veprojnë edhe në rast të tillë. “Ne jemi të kujdesshëm me vite për shkak të situatës në kufijtë tanë jugor për shkaqe të ndryshme. Analizuam çfarëdo lloj skenarësh dhe situatash në fqinjësi tek shtetet të cilat treguan disa lloje të destabilitetit dhe rrezikimit të sigurisë dhe ndërmarrim masa me forcat tona të sigurojmë të gjithë qytetarët e Serbisë të mos duhet të shqetësohen”, deklaroi Stefanoviq. Ai shtoi se pret që pjesa kryesore e mbledhjes së Byrosë për koordinim të shërbimeve për siguri t’i kushtohet situatës në Maqedoni dhe masave që duhet eventualisht të ndërmerren. I pyetur nëse shërbimet sekrete turke janë të përziera në ngjarjet në Maqedoni dhe Serbinë Jugore, Stefanoviq tha se nuk disponon me të gjitha të dhënat.