Athinë, 23 janar – Pas një orë e gjysmë debat të ashpër rreth pyetjeve procedurale, janë parashtruar ankimime nga partitë opozitare të cilat nuk janë pranuar nga shumica e deputetëve, me fjalimin e deputetes së SYRIZ-as Sia Anagnostopulu filloi pjesa thelbësore e debatit për ratifikimin e Marrëveshjes nga Prespa në Parlamentin greke. Ajo së bashku me deputetin e Demokracisë së Re Jorgos Kumucakos, janë raportuesit e propozim ligjit, raportoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Ankimime ka nga Demokracia e Re, Agimi i Artë dhe Grekët e Pavarur. Nga Demokracia e Re konfirmuan se mungojnë parakushte për fillimin e debatit, ndërsa shumica e deputetëve duke u ngritur në këmbë prej vendeve të tyre votuan kundër këtij ankimimi. E njëjta ndodhi edhe me ankimimet për antikushtetueshmërine nga Agimi i Artë dhe Grekët e Pavarur.