Kylian Mbappe ka pranuar se ai nuk ka fjetur që kur skuadra e tij Paris Saint-Germain u eliminua nga Liga e Kampionëve nga Manchester United. 20-vjeçari ishte pjesë e ekipit kur pas një penalltie të konvertuar në gol nga Marcus Rashford në minutat e fundit të ndeshjes, kampioni francez u eliminua. Sulmuesi i PSG ka pranuar se ai nuk është i vetmi që ende nuk po pajtohet me eliminimin nga trofeu më i rëndësishëm evropian, përcjell Periskopi, transmeton gazeta KOHA.
“Ne jemi të tronditur. Nuk ka fjalë për ta përshkruar. Unë nuk kam arritur të fle. Unë mendoj se ka qenë e njëjtë për të gjithë të tjerët. Ne kishim punuar shumë për të arritur në këtë moment. Jemi të zhgënjyer. Ne e shkatërruam festën”, deklaroi Mbappe për Telefoot.