Vetëm një bodrum verërash nga Maqedonia tani për tani ka problem me eksportin në tregun kroat, kumtoi sot ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Mihail Cvetkov.
Siç informoi, bodrumet e verërave – eksportuese në takim javën e kaluar i kanë cekur se kryesisht, nuk kanë problem me plasmanin edhe pse Kroacia filloi me zbatimin e Rregullores, sipas së cilës, analizat për siguri të verës para lëshimit në qarkullim zgjasin më shumë se 30 ditë.
“Me kërkesë timen, kam letër nga ministri i Bujqësisë i Kroacisë, i cili bindë se Rregullorja e cila ka të bëjë me rajonin, përfshirë Maqedoninë, Serbinë, Kosovën, nuk ka bërë asgjë të posaçme ndaj nesh. Nga ato shkaqe ende nuk është menduar për vendosje të çfarëdo lloj masash reciproke”, përmendi Cvetkov, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve pas promovimit të automjeteve të terrenit për Policinë pyjore.
Problemi me eksportin e verës në Kroaci po ndiqet për ç’shkak janë mbajtur takime edhe me Minsitrinë e Punëve të Jashtme, si dhe me Sekretariatin për çështje evropiane. “Tani për tani nuk ka pengesa më serioze për eksport të verës në Kroaci”, potencoi ministri Cvetkov.