Alexis Sanchez ka pranuar se muajt e parë te Manchester United kanë qenë jo të mira. Kiliani është kritikuar globalisht pas paraqitjes së dobët në finalen e FA Cup ku Djajtë humbën ndaj Chelsea-t. Dhe Sanchez ka zbuluar se nuk është përshtatur akoma me stilin e lojës së Mourinho-s. “Mendoj se në çdo ndeshje ku kam luajtur e kam pasur të vështirë të adaptohem me stilin e lojës,” shprehet Sanchez. “Mendoj se United është një klub i madh në nivel botëror sidomos në Angli ku është më i madhi. Gjithmonë do të fitojë dhe të luftojë në të gjithë frontet dhe kjo është arsyeja pse erdha këtu.” Unitet e mbylli sezonin pa asnjë trofe dhe roli i Sanchez është vënë në dyshim.