Zejnulla VESELI
Shkup, 10 prill – Kompanitë e huaja në Maqedoni kërkojnë urgjentisht të reformohet arsimi i mesëm me qëllim të përmirësimit të aftësive praktike të nxënësve që të kenë një lidhje më efikase me shkollat e mesme për nevojat e punëtorëve të kualifikuar përshtatur me kërkesat e fuqisë punëtore e nevojshme për tregun e Maqedonisë, shkruan gazeta KOHA. Kompanitë e huaja prezentë në Maqedoni po ballafaqohen me problemin e gjetjes së punëtorëve fizik gjegjësisht mungesa e fuqisë punëtore kualifikuese dhe se situata dita ditës po bëhet edhe më alarmante dhe është më se e nevojshme që të merren masa efikase përndryshe veprimtaria e mëtutjeshme e 40 kompanive të huaja është para një sfide për gjetjen e punëtorëve të kualifikuar. Anketa e zhvilluar nga Këshilli i Investitorëve të Huaj pranë Odës Ekonomike në Maqedoni rezulton se 60 për qind e kompanive të huaja kanë nevojë për punëtorë fizik të kualifikuar por assesi nuk mund të gjejnë punëtorë në industrinë automobilistike, industrinë energjetike dhe industrinë përpunuese. “Konstatimi i përbashkët i kompanive të huaja prezentë në Maqedoni është se urgjentisht nevojitet një bashkëpunim më intensiv me të gjithë palët involvuese për përmirësimin e sistemit të mesëm arsimor në Maqedoni. Anketa e zhvilluar me kompanitë e huaja relevante në Maqedoni rezulton se brenda një viti kompanitë kanë pasur nevojë për punëtorë fizik deri më 500 punonjës dhe se 50 për qind e kompanive të huaja kanë pasur problem me gjetjen e punëtorëve fizik. Pra kanë pasur problem me gjetjen e punëtorëve si mekanik, elektricist, vozitës, teknik për mirëmbajtjen e makinerive”, deklaroi Shtefan Peter kryetari i këshillit të Investitorëve të Huaj në Maqedoni. Sipas Peter nëse së shpejti nuk do të ketë reformim të sistemit të mesëm arsimor investitorët ku do të kishim më shumë shkolla të mesme të profilizuar për nevojat e tregut të punës në Maqedoni atëherë investitorët e huaj do të detyrohen të importojnë fuqi punëtore fizike nga vendet e rajonit. “Për momentin kompanitë e huaja në Maqedoni kanë nevojë për 2000 punëtorë fizik të profileve të ndryshme ndërsa gjatë tre viteve të ardhshëm do të duhen edhe 5000 punëtorë të kualifikuar. Prandaj apelojmë deri te të rinjtë të regjistrohen në shkolla të mesme të profileve të ndryshme sepse vetëm kështu mund pas mbarimit të arsimit të mesëm shumë shpejtë të gjejnë punë.”, deklaroi Peter. Në pyetjen se nëse kompanitë e huaja kanë nevojë për fuqi fizike punëtorë të kualifikuar dhe kanë vështirësi për gjetjen e tyre a mendojnë të rrisin rrogat deh se ky të jetë një motivim që të rinjtë të tregojnë më shumë interes për tu punësuar në kompanitë huaja. “E dini mirë se në Maqedoni më ligj është përcaktuar rroga minimale. Mirëpo kjo nuk do të thotë se në të ardhmen nëse të punësuarit tregojnë suksese gjatë kryerjes së punëve të ketë edhe rritje të rrogës. Për momentin rroga e punonjësve në kompanitë e huaja do të jetë aq sa parashihet me ligjin për rrogë minimale”, deklaroi Shtefan Peter, kryetar i Këshillit të Investitorëve të huaj.
© Gazeta KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara