Shefi i Formulës 1, Bernie Ecclestone do të bëhet baba, derisa gruaja e tij Fabiana Flosi do t’ia sjellë djalin e tij të parë, transmeton zeri.info, përcjellë gazeta KOHA. Flosi është gruaja e katërt e Ecclestonet, derisa ajo është 45 vite më e re.
Bilioneri, i cili ndodhet në fermën e tij në Brazil ku po kalon kohën e karantinës, mbush 90 vjeç në tetor, pak muaj pasi pritet të lindë fëmija e tij, që është djalë.
“Po, pritet të lindë në verë. Shpresoj që të mësojë të luajë tavull së shpejti”, u shpreh ai për të përditshmen zviceriane “Blick”. Përndryshe ai tashmë është baba i tri vajzave..