Nuk ndalet me gola, Rashica kokë më kokë me Lewandowskin (VIDEO)

Milot Rashica ka shënuar edhe  në transfertën që Werder Bremen po luan ndaj Bayern Leverkusen. Një kundërsulm vrasës i skuadrës mike dhe një pasim perfekt i Kruse e nxori të vetëm përballë portierit sulmuesin e Kosovës, i cili me gjakftohtësi të madhe e dërgoi në rrjetë.

https://streamable.com/2jbew

Rashica numëron 18 ndeshje këtë sezon në Bundesliga, 11 prej të cilave si titullar dhe ka arritur të shënojë 7 gola dhe të japë një asist. Ndërsa për vitin 2019 ka shënuar plot 5 gola, aq sa Robert Lewandowski i Bayern Munich.