Momentalisht nuk ka asnjë konfirmim zyrtar, por mediat braziliane e bëjnë fakt të kryer transferimin e sulmuesit brazilian të Fluminenses Pedro, te skuadra italiane e Fiorentinës. Burime pranë presidentit të klubit brazilian kanë konfirmuar se marrëveshja për transferimin është arritur mbi bazën e 12 milionë eurove, plus 20% të vlerës në rast të një rishitjeje të mëvonshme.
Sulmuesi 22-vjeçar vjen pas një dëmtimi të gjatë në gju dhe vetëm javën e kaluar ka rifilluar stërvitjen, ndërsa nesër pritet në Itali për të kryer vizitat mjekësore. Vetëm në rast se testet fizike do të kalojnë me sukses, atëherë Pedro do të firmosë një kontratë 5-vjeçare me Fiorentinën dhe do të vihet menjëherë në dispozicion të Vincenzo Montellës.
Kujtojmë që verën e kaluar Pedro u kërkua nga klube të ndryshme europiane si Bordeaux, Arsenal etj., por dëmtimi bëri që të tërhiqeshin dhe të mos mbyllej marrëveshja.