Majlinda e Nora i afrohen medaljeve në “Minsk 2019”, janë kualifikuar në gjysmëfinale. Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova janë në rrugë të mirë për të siguruar medalje në Lojërat Evropiane Minsk 2019. Majlinda fitoi me ippon në çerekfinale ndaj Karolina Pienkowska të Polonisë, kategoria -52 kg.
Me Ippon fitoi edhe Nora Gjakova, e cila mundi Pauline Starje të Gjermanisë, kategoria -57 kg.
Majlinda në gjysmëfinale takohet me Amandine Buchard të Francës, kurse Nora do ta mësojë kundërshtaren pas pak.