Manny Pacquiao iu rikthye ringut të dielën në mëngjes duke u ndeshur me Adrien Broner për titullin “WBA”. Rezultati i përballjes ishte ashtu siç e pritëm të gjithë. Boksieri nga Filipinet dominoi në çdo aspekt dhe, rrallëherë për të mos thënë fare, pranoi ndonjë goditje nga kundërshtari, i cili po mundohej të boksonte me kundër-sulme.
Në fund, me vendim unanim, i ashtuquajturi “Pac-Man” triumfoi dhe nuk humbi kohë të mendonte për meçin e radhës duke i bërë ftesë publike Floyd Mayweather. Sidoqoftë, një video që po qarkullon në rrjetet sociale tregon bashkëshorten e 40-vjeçarit duke reaguar në një mënyrë interesante derisa Pacquiao po lansonte grushte të një-pas-njëshme. Duket se edhe ajo u ngop dhe nuk dëshironte të shikonte më.
Broner was getting beat so bad that even Manny Pacquiao's wife couldn't stand to watch it 😂
#PacBroner pic.twitter.com/OiVubm3yLh
— mezie (@bigmezie) January 20, 2019