Shkrimtari turk dhe nobelisti Orhan Pamuk deklaroi se për shkak të ndodhive politike për të tanimë është e pamundur të jetojë në qytetin e lindjes Stamboll, njofton Si-En-En Turk, duke transmetuar deklaratë të tij dhënë për gazetën italiane “Stampa”. “E shkatërruan Stambollin tim”, thekson Pamuk në shënimin letrar për gazetën. Pamuk flet për ndryshimet negative në qytet gjatë 15 viteve të kaluara. “Tanimë është e gabueshme nga aspekti politik madje edhe të tregosh nostalgji”, shton Pamuk. Sipas tij, Stambolli është më i pasur, por qytet më pak i lirë. Pamuk prej para pak kohësh jeton në Nju-Jork dhe ligjëron në Universitetin e Kolumbisë. “Politikisht më nuk mund të jetoj këtu”, thekson Pamuk. Ai shton se është shndërruar në shkrimtar politik, duke vërejtur se ka filluar t’ua ketë lakmi autorëve perëndimor. “Ardhmëria e Turqia është Perëndimi”, është kategorik Pamuk, i cili thotë se është rritur me bindje të tillë. “Fitova arsim perëndimor, liberal, sekular. Sot në Stamboll nuk ka liri të shprehjes dhe kjo më shqetëson, më pikëllon dhe më pengon”, thekson Pamuk.