Karateisti Faik Veseli nuk ka mundur t’i fsheh emocionet pasi fitoi medaljen e bronzte ne Lojërat Olimpike për të Rinj në Buenos Aires të Argjentinës. 17-vjeçari nga Shkupi, anëtar i KK “Olimpik” ka deklaruar se e ka pritur këtë medalje pasi ka qenë i përgatitur. “Ndjenja është e papërshkrueshme, nuk mund te gjej fjalë për këtë sukses. Medaljen e kam pritur, pasi kam qene i përgatitur. Falënderoj trajnerët Aleksandar Kuzmanovski dhe Kristijan Mlladenovski. I falënderoj të gjithë për përkrahjen”, deklaroi Veseli.