Kjo histori e mrekullueshme u postua në Facebook nga Beth Bornstein Dunnington që kishte marrë pjesë në një moment të paharrueshëm në Aeroportin Ndërkombëtar të Los Angeles.
“Diçka e jashtëzakonshme në aeroport sot.. (po e shkruaj këtë në aeroplan). Isha tek porta, duke pritur të hypja në aeroplan për në Portland. Në të dy anët e portës sime kishte fluturime për në dy vende tjera. Një fëmijë që dukej rreth 18 muajsh ishte çmendur fare, vraponte mes ulëseve, shqelmonte e bërtise, pastaj shtrihej përtokë, duke rrefuzuar të hypte në aeroplan. Nëna e tij, një grua e re, që dukej se ishte shtatzënë dhe po udhëtonte e vetme me të birin, u rraskapit krejtësisht.. ajo nuk mund ta mirrte sepse qartazi ai ishte shumë i shqetësuar, ai vazhdonte te ikte prej sa, pastaj shtrihej në dysheme, shqelmonte e bërtiste përsëri. Më në fund, nëna u ul përtokë, duke vërë kokën mes duarve të saj, me fëmijën e saj afër i cili akoma po çmendej, dhe nisi të qante.
Pastaj, ndodhi kjo gjë e mrekullueshme.. (po qaj gjersa e shkruar këtë).. gratë në terminal, ndoshta 6 ose 7 prej nesh, që nuk e njihnim njëra-tjetrën, iu afruam dhe e rrethuam atë dhe djalin e vogël, u ulëm në gjunjë dhe formuam një qark përreth tyre. Unë ia këndova “Itsy Bitsy Spider” djalit të vogël.. një grua kishte një portokall një tjetër një lodër to vogël që ia dha fëmijës të luante, një tjetër grua i ofroi nënës një bidon me ujë. Dikush i ndihmoi nënës të nxirrte biberonin e fëmijës nga çante. Ishte e mrekullueshme, nuk pati diskutim dhe asnjëra nga ne nuk njiheshim, por megjithatë arritëm t’i qetësonim të dy, dhe nëna u ngjit në aeroplan me të birin. Vetëm gratë i afruan ndihmë.
Pasi ato u ngjitën në aeroplan, ne të gjitha u kthyem në ulëset tona dhe nuk folëm për atë që ndodhi.. ishim disa të panjohura që u mblodhëm për të zgjidhur diçka. Dhe po mendoja se si një rreth i grave, me një mision, mund ta shpëtojë botën. Nuk do ta harroj atë moment asnjëherë.”