Me rastin e Halloween-it fëmijët e gazetarëve të akredituar pranë Shtëpisë së Bardhë janë pritur nga presidenti Donald Trump në studion ovale. “Nuk mund ta besoj dot se gazetarët mund të kenë sjellë në jetë fëmijë kaq të bukur”, ka komentuar Trump, i cili njihet për marrëdhënien e tij të vështirë me median. “Ju trajtoheni nga gazetarët më mirë se kushdo në botë”, shtoi Trump, duke shkaktuar të qeshura mes të pranishmëve. Pastaj iu drejtua një vajze të vogël duke i thënë: “Nuk ke probleme me peshën. Ky është një lajm i mirë. Merr çdo gjë që të shërbehet”.