Giuseppe Rossi vijon të stërvitet rregullisht me Manchester United në pritje të aventurës së re. Sulmuesi Italian ka lënë pas çdo problem fizik dhe siguri për formën e tij jep agjenti Pastorello, i cili shprehu keqardhjen që lojtari nuk mori oferta nga klube të rëndësishme në janar.
Ai deklaroi se ka patur disa ekipe që dëshironin 32-vjeçarin, por që nuk ishin ato që priste Rossi, ndaj dhe tani ka nisur bisedime për t’u zhvendosur në Major League Soccer. Përtej Oqeanit nuk mungojnë ekipet që dëshirojnë sulmuesin Italian dhe një prej tyre është Toronto, që e konsideron si pasuesin e Giovincos.