Nuk mjafton veç NATO-ja! BE fillon aleancën e vet ushtarake BE është gati të formojë aleancën e vet ushtarake. PESCO është nënshkruar nga 23 anëtarët e Bashkimit Evropian. Shefja e BE-së për politikë të jashtme Federica Mogherini e ka mbështetur këtë hap duke thënë që është një moment historik. Fondi I rezervuar për këtë ushtri është 5 miliardë euro dhe pritet të rritet. Marrëveshja e nënshkruar nga 23 vende në Bruksel do të hyj në fuqi në dhjetor të këtij viti.