Shkup, 19 shkurt – Derbi shqiptar në kampionatin e Kroacisë mes Muzafer Ejupit dhe Leonard Zhutës i ka takuar këtij të fundit. Me rezultatin 2:3 ka triumfuar skuadra e Rijekës, ndërsa strugani Zhuta ka luajtur 46-të minuta. Derisa sulmuesi shkupjan ka qenë njëri prej më të mirëve te skuadra e Osijekut, duke shënuar një gol dhe duke asistuar në golin e barazimit. Megjithatë në fund ai dhe shokët u deshën të pajtohen me disfatën. Me këtë fitore Rijeka e Zhutës, por edhe reprezentuesit tjetër të përfaqësueses së Maqedonisë Stefan Ristovski, vazhdon të kryesojë në renditjen tabelore me 55 pikë, ndërsa Osijeku është në pozitën e katërt me 38 pikë. (koha.mk)