Një çift në Ohio, të premten që e lamë pas, humbën betejën për kujdestari ndaj fëmijës së tyre pasi pretendohet se vajza e tyre posedon hormone transgjinore. Humbja e kësaj beteje, për prindërit e 17 vjeçares, pasoi ndërsa ata nuk ishin treguar mjaft mbështetës ndaj vajzës së tyre për gjendjen e saj transgjinore. Fëmija biologjikisht femër, e që identifikohet si djalë, pretendon se ka mendime vetëvrasëse për mungesën e përkrahjes nga prindërit e saj për atë se është transgjinore.
Megjithatë, prindërit po luftonin për mbajtjen e vajzës së tyre nga shteti në një përpjekje për të ndaluar trajtimin e mundshëm të hormoneve transgjinore. Një avokat që përfaqëson prindërit, emrat e të cilëve nuk janë zbuluar për shkak të shqetësimeve për privatësinë, argumentuan se vajza nuk ishte “madje as afër arritjes së një vendimi të tillë që ndryshon jetën në këtë kohë”. Ndërsa përfaqësuesit e vajzës argumentuan se një “ekip mjekësor” pretendonte se trajtimi ishte një çështje jete dhe vdekjeje. CNN bën të ditur se gjyshërit janë ata të cilët fituan një mundësi për të bërë kërkese për t’i ndryshuar emrin 17 vjeçares në një të ri të gjinisë mashkullore sic dhe po kërkonte vet ajo.
Pavarësisht kësaj dhe refuzimit që ta quanin vajzën e tyre në një emër mashkulli, prindërve të saj iu është dhënë e drejta e vizitës.