Nuk kanë të sosur telashet për sulmuesin Diego Costa, i cili vetëm pak ditë më parë u pezullua për 8 javë, për sjellje antisportive ndaj arbitrit në ndeshjen mes Barcelonës dhe Atleticos së Madridit.
Së fundi braziliani ka përfunduar nën hetimi ne institucioneve tatimore spanjolle, sipas të cilave, Diego Costa ka kryer evazion fiskal në vlerën e më tepër se një milionë eurove, që nga viti 2014, kohë kur edhe u largua nga Atletico Madrid, drejt Chelseat.
Justifikimi i sulmuesit të kombëtares spanjolle ishte se në atë vit ishte rezident në Angli dhe se nuk kishte detyrime ndaj shtetit spanjoll, por vështirë se mund t’ia hedhë lehtë.
Mediat spanjolle raportojnë se deri më tani asnjë njeri i sportit nuk e ka fituar betejën tatimore me shtetin spanjoll, ndaj Diego Costa po mendon të largohet nga Spanja në merkaton e verës, për t’u transferuar në një tjetër shtet.