Nuk mbanin maskë, ndëshkohen me hapje varresh

26

Shumë shtete rekomandojnë përdorimin e maskës në ambiente të mbyllura dhe ku ka grumbullim njerëzish. Për shkeljen e këtyre rregullave aplikohen gjoba, por ka disa shtete që kanë vendosur ndëshkime të çuditshme.

Një rast i tillë ka ndodhur në Indonezi në rajonin Cava. Tetë persona të cilët nuk pranonin të mbanin maska, ​​jo vetëm që nuk u lejuan të merrnin pjesë në funerale, por u ndëshkuan me hapje të varreve për ata pacientë vdiqën nga koronavirusi. “Nuk po na lënë zgjidhje tjetër”, deklaroi për mediat lokale kryetari i Bashkisë, John Suyono.

“Mendova se është një ide e mirë për të gjithë ata që kundërshtojnë masat e parashikuara sipas ligjit, të cilat përfshijnë punën në shërbimin publik ose ndëshkimin me gjobë. Kemi vetëm 3 varrmihës për momentin, kështu që është ndëshkimi i duhur për situatën në të cilën ndodhemi”, tha ai. Situata e fundit në Indonezi tregon se rreth 221 mijë njerëz janë të infektuar me Covid-19, 158 mijë të tjerë janë shëruar dhe 8 mijë e 841 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi.

Comments are closed.