Presidenti i Palestinës, Abbas në Samitin e OBI-t tha se “nuk do të lejojmë assesi që SHBA të marrë pjesë në procesin politik të paqes në të ardhmen”. “Nuk do të arrihet paqja dhe stabiliteti në qoftë se Kudsi nuk bëhet kryeqytet i Palestinës. Duhet të punojmë me gjithë forcë që tanimë Palestina e okupuar të njihet si një shtet. SHBA tanimë ka humbur cilësinë e ndërmjetësit në procesin e paqes (Izrael-Palestinë)”, tha Abbas.