Nuk largohet pavarësisht se është lënë jashtë skuadrës

31

Sami Khedira ka këmbëngulur se nuk do të largohet nga Juventusi në janar, edhe pse synon të luajë në Premierligë dhe se ende është në kontakt me Carlo Ancelottin dhe Jose Mourinhon.

Mesfushori veteran është lënë jashtë skuadrës së Juventusit në të gjitha garat këtë sezon, por ka kontratë me bardhezinjtë deri në qershor të vitit 2021 dhe vazhdon të jetë ndër më të paguarit në klub, transmeton Gazeta Express, përcjellë gazeta KOHA.

“Nëse nuk mund të japësh gjithçka në ndeshje, atëherë përpiqesh ta bësh në stërvitje apo jashtë fushës”, tha Khedira për ZDF-në.

“Kur të largohem, dua që tifozët e Juventusit të më mbajnë në mend si lojtar të madh. Gjendja e tanishme nuk është shkaku i Andrea Pirlos dhe nuk jam i zemëruar për këtë. E kuptoj mënyrën sesi ai dëshiron të luajë futboll”, shtoi ai.

“Nuk do të largohem në janar sigurisht. Do ta respektoj kontratën deri në verën e vitit 2021. Nëse më vjen mundësia, Premierliga mund të jetë opsion. Bisedoj me Ancelottin dhe Mourinhon, sepse nuk e kam humbur kurrë kontaktin me ta prej kohës kur ishim në Real Madrid”, deklaroi Khedira.