Mbrojtësi i njohur shqiptar Shkodran Mustafi ka folur për hapat e tij të para të karrierës së futbollit në një intervistë për “Goal”. Futbollisti me prejardhje nga Gostivari thotë se kishte një përkrahje shumë të madhe nga i ati, i cili asnjëherë nuk i ka dhënë presion por gjithmonë i ka qëndruar pranë për edukuar në mënyrën më të mirë të mundshme. “Vendi ku jam rritur (Bad Hersfeld) është një qytet i vogël në mes të Gjermanisë. Afër qytetit të Frankfurtit, që është një orë e gjysmë larg nëse shkoni me veturë. Jam rritur aty me vëllain tim, kushërirë dhe gjithë familjen, gjë që ishte shumë e mirë”, është shprehur Mustafi. Ai thotë se për të ishte e rëndësishme sepse nuk kishte presion. “Kryesore për mua ishte se nuk kisha presion. Babai im kishte luajtur futboll sepse i pëlqente, por ke shumë prindër që të thonë ‘unë nuk ia kam arritur prandaj djali im duhet ta bëj’. Asnjëherë nuk kam pasur presion, kjo ishte gjë shumë e mirë”, thotë ai. Mustafi më tutje thotë se ai i blinte këpucë futbolli sa herë që kishte mundësi dhe e dërgonte gjithmonë në stërvitje. “Kur doja këpucë futbolli të reja ai gjithmonë më blinte nëse ishte e mundshme financiarisht, sepse jo gjithmonë kalonim kohë të mirë financiare. Ai provonte të më dërgonte gjithkund, në ndeshjet e mia dhe në stërvitja, pa ndonjë presion. Asnjëherë nuk më blinte këpucë të reja dhe më pas të më thoshte ‘tani duhet të shënosh 10 gola, përndryshe s’do të blej më’. Kam parë shumë prindër duke iu dhënë shumë presion fëmijëve të tyre dhe mendoj se kjo largon argëtimin dhe mbyt karrierën e tyre”, vazhdoi më tej rrëfimin e tij deklaroi Shkodran, i cili me sukses po luan te skuadra e mirënjohur angleze Arsenal. Ndërkohë, Mustafi, i cili ka fituar Kupën e Botës me Gjermaninë në vitin 2014, ka thënë se zgjodhi Gjermaninë para Shqipërisë pasi ai vend i ka dhënë shumë si fëmijë.
“Vendosa të luaj për Gjermaninë pasi ky vend më ka dhënë shumë dhe më ka ndihmuar si i vogël. Ju duhet t’u jeni mirënjohës atyre që ju ofrojnë kushte më të mira jetese. Kur mora thirrje nga Shqipëria dhe fola me trajnerin, unë tashmë kisha vendosur. U ndjeva shumë mirë në ato momente, pasi prindërit e mi kanë lindur atje dhe unë e identifikojë vetën me atë shtet dhe gjithmonë shkoj atje, por asgjë nuk mund të ma ndryshonte mendjen”, përfundoi Shkodran Mustafi.