Mamaja e Anthony Joshuas nuk ka mundur ta përcjellë çdo moment të meçit të të birit kundër Wladimir Klitschkos. Ajo deklaroi që ndihej tmerrshëm kur e shihte djalin duke pësuar goditje.
“Jam e lumtur për të, por në shumë momente i kam mbyllur sytë. është e tmerrshme ta shohësh të birin duke pësuar goditje”, deklaroi nëna e britanikut që u shpall kampion bote.
Kujtojmë që Joshua jeton me mamanë e tij në një apartment në Londër, ani pse është multimilioner.