Anësori i Liverpool, Xherdan Shaqiri nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e ardhshme të Liverpoolit kundër Salzburgut në kuadër të Ligës së Kampionëve, shkruan Periskopi, përcjellë gazeta Koha. Trajneri gjerman, Jurgen Klopp e ka konfirmuar lëndimin e Shaqirit që e ka pësuar javën e kaluar dhe së është duke e shëruar. Liverpooli ka edhe mungesa tjera, ndaj austriakeve nuk do të luajë as portieri Alisson Becker i cili pritet të rikthehet së shpejti.
Gjithashtu, qendërmbrojtësi Joel Matop u lëndua në paraqitjen e fundit kundër Sheffield United dhe paraqitja e tij kundër Salzburgut është në dyshim.