Performancat më të fundit të Emres mund të rrisin interesin e Juventusit ndaj gjermanit, për atë që do të ishte marrëveshje e madhe si një transferim i lirë. Megjithatë, lojtari ka lënë çdo derë të hapur për të ardhmen e tij. I intervistuar nga mikrofonat e medias, mesfushori i “Reds” shpjegon pozicionin e tij aktual.
“Agjentja ime kujdeset për gjithçka, por jam këtu deri në verë. Nuk kam nënshkruar asgjë me askënd, por jam duke folur me të gjithë. Liverpuli, pse jo? Kam ende një kontratë këtu, është një klub fantastik “, deklaroi Emre.
Ndryshe, Xhan është duke përfunduar një kontratë me klubin anglez në qershor 2018 dhe mund të nënshkruajë një kontratë paraprake me një ekip tjetër, por negociatat e rinovimit me Liverpulin nuk janë një hipotezë e caktuar. Juventusi mbetet duke vigjiluar për goditjen e madhe: një mesfushor me fuqi të madhe fizike, gati për fazat e mëdha kompetitive, për të përforcuar mesfushën e Juventusit, tashmë në nivelin më të lartë.