Jose Mourinho ka zbuluar se ai nuk është kontaktuar nga asnjë drejtues i Real Madridit, mirëpo e ka pranuar që është shumë krenar pasi që tifozët në Santiago Bernabeu e brohoritën emrin e tij.
Tifozët e “Los Blancos” e brohoritën emrin e trajnerit portugez gjatë disfatës turpëruese ndaj Ajaxit, me rezultat 4:1, që i eliminoi madrilenët nga Liga e Kampionëve, të martën.
Megjithatë, Mourinho e ka distancuar veten nga lajmet për kthimin e tij në Santiago Bernabeu.
“Brohoritjet? Jam shumë krenar, por Real Madridi e ka një trajner”, ka thënë Mourinho për El Chiringuiton, jashtë shtëpisë së tij në Londër.