Tiranë, 13 nëntor – Një artikull i gazetares Mira Kazhani për protestën e Astirit, ka shkaktuar debat mes saj dhe aktorit Julian Deda. “Në kauzë dhe në formë dështoi duke ngjallur antipati tek qytetarët e tjerë. Një fotografi e Shqipërisë 30-vjeçare të keqpërdorur. Dhe që dhe pas gruas që mallkoi para mikrofonave dëmshpërblimin 130-milionësh për shtëpinë e saj, duke e quajtur tallje, ka shumë që do duan të gjejnë dikë të tallet me këtë vlerë.
Shumë shqiptarë që i kanë blerë shtëpitë me borxhe, me kredi, që nuk e kanë ndezur kondicionerin në ditët e ftohta, për të kursyer, që nuk kanë mundur të blejnë ç’kanë dëshiruar e të plotësojnë ëndrra, për shkak të çmimit me të cilin duhet të siguronin një shtëpi”, ka shkruar gazetarja.
Aktori Jul Deda nuk e ka pëlqyer kete qëndrim dhe ka reaguar me një status në profilin e tij ku shkruante: Kësaj gazetaruçes populiste, që protesta e banorëve të Astirit i duket dështim, gjejini një burrë të qetësohet se gjynah.
Por Mira Kazhani i ka kthyer përgjigje Julit duke e publikuar statusin e tij në Instastory. “I dashur Juli. Është e vërtetë që nuk kam akoma një burrë. Më sa shoh, as gruaja jote nuk ka”, ka reaguar ajo.
Aktori nuk e ka lënë me kaq replikën në rrjetet sociale. “Kaq e deshtuar je sa çdo kritike qe shkruhet ne facebook, edhe kur nuk te permendet emri e kupton se behet fjale per ty,” ka përfunduar replikën Deda.(koha.mk)