Kevin De Brujne është i lumtur për rolin e ri te Mançester Siti dhe ka bërë të ditur se është afër të nënshkruajë kontratë të re me klubin anglez. De Brujne është shndërruar në lojtarin kryesor të Mançester Siti këtë sezon, i cili po luan në mesfushë nën urdhëratë e Pep Guardiolas, për dallim nga sezonet tjera që luante në pjesën ofensive.
“Jam shumë i lumtur te Siti. Çdo gjë po shkon mirë për mua. Nuk kam arsye të shkoj diku tjetër. Projekti i Sitit është fantastik, kështu që kjo është më e mira për mua”, tha De Brujne. “Rinovimi i kontratës? Nuk ka pasur biseda që prej verës. Ata i kanë thënë agjentit tim gjatë verës se duhet të presim derisa të mbyllet afati kalimtar. Kështu që mendoj se kjo do të ndodhë shumë shpejt”, u shpreh belgu.
“Nuk jam duke menduar momentalisht për këtë pasi kam edhe katër vite kontratë. Nuk ndryshon shumë të kem kontratë pesë apo gjashtë vjeçare, por kjo është e mirë nga ana e klubit pasi tregon se kanë besim në mua”, deklaroi De Brujne.