Nuk ka udhëtime me tren në këtë fundjavë

27

Shkup, 26 mars – Trenat për udhëtarë nuk do të qarkullojnë fundjavën e ardhshme. Hekurudha Transport  e ndryshoi itinerarin për ditët të fundjavës, pasi Qeveria dje mori vendim ta përkufizojë lëvizjen e qytetarëve të shtunën dhe të dielën, si masë shtesë për parandalim të përhapjes së koronavirusit.

“Përjashtim do të jenë vetëm trenat, 661 nga Kërçova  dhe 645 Velesi, të cilat të shtunën në mëngjes mbërrijnë në Shkup, pasi do të qëndrojnë në qytetet e theksuara, dhe të cilat do të qarkullojnë sipas itinerarit të datës 23.03.2020”, bëri dë ditur sot Hekurudhat Transport.

Prej atje theksojnë se të hënën (30.03.2020), treni  661 nga Kërçova nuk do të qarkullojë, sepse natën paraprake nuk do të qarkullojë  asnjë tren për shkak të orës policore.

Trenat e tjerë, nga e hëna, gjatë ditëve të punës, do të qarkullojnë sipas itinerarit të publikuar në 23 të këtij muaji.

Comments are closed.