Shkup, 19 shkurt – Shteti edhe zyrtarisht ka hequr dorë nga plani për ndërtimin e ski-qendrës në Galiçicë, njofton Koha.
Nuk do të ndërtohen këto projekte infrastrukturore, sepse janë në zona të mbrojtura të parkut nacional, që të mos rrezikohet statusi i rajonit të Ohrit i cili është shpallur si pasuri natyrore dhe kulturore e mbrojtur nga UNESKO.
Qeveria i pranoi rekomandimet e misionit monitorues që vijon pas vendimit të Komitetit për trashëgimi botërore e miratuar në sesionin e 41-të e mbajtur vitin e kaluar në Poloni e cila e obligoi Ministrinë e kulturës në afat prej dhjetë ditësh ta informoj organizatën botërore për masat urgjente që janë ndërmarrë për mbajtjen e statusit të Uneskos në Ohër.
Është formuar komision për menaxhimin me trashëgimit kulturore dhe natyrore në rajonin e Ohrit, i cili mbledhjen e parë e ka mbajtur më 1 shkurt.