Shkup, 19 gusht – Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur. Në vendkalimet kufitare, nga ana e Maqedonisë, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti, kumtoi Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM).
“Prej sot do të kryhen aktivitete ndërtimore gjatë vendosjes së vrimave induktive në autostradë, pikë pagesën Tetovë, drejtimi rrugor Gostivar – Tetovë në kohëzgjatje prej dy ditëve, për çka do të bëhet ndryshim në regjimin e komunikacionit”, kumtoi LAMM.
Prej sot do të fillohet edhe me kryerjen e aktiviteteve ndërtimore për vendosjen e ndriçimit elektrik në udhëkryqin Katllanovë në rrugën magjistrale A1, aksi Petrovec – Katllanovë, në kohëzgjatje prej 30 ditëve, për çka do të bëhet ndryshimi i regjimit në komunikacion.
Nga LAMM informojnë se prej sot do të fillojë kryerja e aktiviteteve ndërtimore të një pjese të rrugës “Gjorçe Petrov” nga udhëkryqi me bulevardin “Kuzman Josifovski – Pitu” deri në SB Makpetrol, aksi rrugor Shkup – Tetovë, në kohëzgjatje prej dhjetë ditëve. Për atë qëllim do të bëhet ndryshimi i regjimit në komunikacion, rikahëzimi në rrugët fqinje, si dhe stacionet e autobusëve të NQP “Shkup”.
Edhe pse komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë të thata, LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur dhe drejtim të kujdesshëm të automjeteve, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, lugina lumenjsh, ku ka mundësi për paraqitje të shembjeve. Kjo posaçërisht u referohet akseve Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.