Sonte (e mërkurë) zhvillohen edhe tetë ndeshjet të tjera në Ligën e Kampionëve, të cilat janë mjaft interesante. Ndeshja më e rëndësishme e kësaj nate është Juventus-Barcelona, e cila është duel i grupit G.
Në ndeshjet e para të dy ekipet kanë shënuar fitore, derisa sonte pritet që njëra apo tjetra ta forcojë edhe më shumë pozitën e parë në tabelë. Juventus e luan ndeshjen pa Ronaldon, i cili është infektuar me koronavirus, derisa Messi pritet të jetë në fushë.
Shumë tifozë këtë ndeshje e kanë quajtur më herët si “El Clasico” në mes të Messit dhe Ronaldos, por që koronavirusi u bë shkak që ata të mos e shohin një duel të tillë, transmeton Metro, përcjellë koha.mk. Megjithatë, Juve dhe Barça kanë edhe ndeshjen kthyese në Camp Nou.
Ndeshjet tjera janë mjaft interesante, ku Lazio e Muriqit është mysafire në Club Brugge. Dortmund pret Zenitin, Sevilla pret Rennes.
Më poshtë keni të gjitha ndeshjet që do të zhvillohen sonte.