Bruksel, 16 prill – Presidenti i Kosovës dje në Bruksel u takua me eurokomisarin për zgjerim, Johanes Han, ku kanë biseduar për doganat e Kosovës dhe për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Komisari Han, pas takimit, theksoi se është e rëndësishme sa më parë Prishtina dhe Beogradi përsëri të ulen në tryezën negociuese në kuadër të Dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.
“Takim i mirë me presidentin Hashim Thaçi. Me rëndësi të vazhdojë dialogu Serbi-Kosovë, njëjtë është në interes të stabilitetit më të gjerë rajonal dhe progres. E kam përsëritur qëndrimin e BE-së se doganat e Kosovës janë kundërproduktive dhe se duhet të paktën të suspendohen”, shkroi Han në Tuiter pas takimit.
Dialogu Beograd – Prishtinë është suspenduar nga nëntori pasi Kosova vendosi dogana të larta ndaj importit të produkteve nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina.
Nga pala kosovare megjithatë nuk arriti një sinjal i tillë pas takimit të Thaçit me komisarin. Kryeministri i Kosovës fokusin e vuri në liberalizimin e vizave. Kosova është vendi i vetëm në rajon i cili nuk ka liberalizim vizash për shkak të bllokimit në nivel të vendeve anëtare të BE-së.
Thaçi kërkoi “angazhim të fuqishëm” prej institucioneve evropiane dhe prej anëtareve të BE-së ndaj Kosovës në procesin e integrimit evropian dhe “nevojës fundamentale” të sillet më shpejtë vendimi për lirimin e regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës.
Presidenti Makron dhe kancelarja Merkel më 29 prill në Berlin i ftuan presidentin serb dhe të Kosovës në takim, në përpjekje që të zhbllokohet dialogu midis dyja palëve. Në takimin në Berlin janë ftuar edhe kryeministrat e tjerë të rajonit, përfshirë edhe kryeministri Zoran Zaev.