Numri i refugjatëve në botë arriti rekord 70 milionë njerëz, njoftojnë Kombet e Bashkuara, duke shtuar se një numër kaq i madh u refugjatëve nuk është vërejtur që nga Lufta e Dytë Botërore.
Në njoftimin e degës gjermane të UNHCR-së, të publikuar para Ditës Botërore të Humanizmit, citohet se njerëzit largohen nga luftërat, përndjekjet dhe pasojat e nxehjes globale. Organizata humanitare SOS Fshati i Fëmijëve publikoi se vitin e kaluar janë vrarë ose lënduar 12.000 fëmijë.
Shtohet se me mijëra janë rrëmbyer dhe janë bërë fëmijë ushtarë, ndërsa qindra mijëra kanë trauma serioze. Një numër i madh i të vrarëve apo fëmijëve të plagosur janë regjistruar në Afganistan (3.062), Siri (1.854) dhe në Jemen (1.698).
“Këto numra me siguri janë edhe më të mëdhenj, paralajmëroi psikologu i përgjithshëm i SOS Fshatit të Fëmijëve, Tereza Ngigi.