Shkup, 18 mars – Sipas të dhënave zyrtare nga institucionet kompetente ruse dhe nga institucionet kompetente të Republikës së Maqedonisë së Veriut, nuk ka ngecje gjatë hyrjes së kamionëve të të Maqedonisë në Federatën Ruse, kumtoi Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave (MBPEU) pas takimit të sotëm të ministrit dikasterial Lupço Nikollovski me ambasadorin rus në shtet Sergej Bazdnikin.
“Sipas të dhënave të fundit nga Inspektoratit Shtetëror për Bujqësi, të gjitha kompanitë. eksportues të shtetit të cilët kanë marrë certifikata fitosanitare me emrin e ri kushtetues Republika e Maqedonisë së Veriut, pa kurrfarë problemi i kanë kaluar vendkalimet kufitare në drejtim të Rusisë, me çfarë është mundësuar hyrje pa pengesë të kamionëve dhe plasman të prodhimeve bujqësore-ushqimore të Maqedonisë në tregun rus. Këtë e konfirmoi edhe ambasadori rus Bazdnikin, i cili në takim në mënyrë decide theksoi, se nga ana ruse nuk ekziston as njoftim zyrtar, as çfarëdo qoftë pengese për hyrje të kamionëve të Maqedonisë në Rusi, për shkak të ndryshimit të emrit kushtetues të shtetit”, theksohet në kumtesën e MBPEU-së.
Në pesë ditët e kaluara, shtojnë nga Ministria dikasteriale, në Rusi kanë hyrë gjatë firma/eksportues të Maqedonisë që më atë shtet eksportojnë prodhime kopshtare dhe pemë.
Ministri Nikollovski si kryetar i pjesës së Maqedonisë nga Komisioni Ndërqeveritar për Bashkëpunim Shkencoro-Teknik dhe Tregtar-Ekonomik, e ka njoftuar ambasadorin Bazdnikinin, se nga ana e Maqedonisë në konsultim me anën ruse do të intensifikohen aktivitetet përgatitore dhe do të propozohet datë për mbajtjen e seancës të Komisionit në afat më të shkurtër. Njëkohësisht në këtë periudhë të dyja palët do t’i konfirmojnë fushat për bashkëpunim të ardhshëm midis të dyja shteteve. Ambasadori rus Bazdnikin, siç qëndron në kumtesë, e ka potencuar përpjekjen e përbashkët për rinisjen e punës së Komisionit, i cili nuk ka mbajtur seancë nga viti 2014.