Shkup, 25 tetor – Kryeministrori Zoran Zaevi sot sërish përsëriti se nuk ka nevojë për marrëveshje të re me Bullgarinë se marrëveshja ekzistuese është e shkëlqyeshme. Dukje e shpjeguar deklaratën e tij të fundit se për zgjidhjen e problemit me Bullgarinë ekzistojnë mjete dhe mënyra përkatëse siç janë deklaratat publike, deklarata, aneks të marrëveshjes dhe të ngjashme, Zaevi tha se në të do të theksohej se emri i Republikës së Maqedonisë së Veriut i referohet territorit të shtetit tonë dhe se nuk kemi pretendime territoriale ndaj askujt.
“Nuk ka nevojë për marrëveshje të re. Dhe ne pajtohemi, edhe Bullgaria pajtohet. Kemi marrëveshje të shkëlqyer të cilën duhet ta vazhdojmë. Një pjesë është ajo që Komisioni e punon. Tashmë ai ka zgjidhur figurat historike dhe periudhat historike. Pjesa tjetër është që duhet ta përforcojmë në pjesën e miqësisë, fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimin me Bullgarinë dhe nuk kemi problem me deklaratë me gojë, deklaratë me shkrim dhe të ngjashme siç atë e pranon edhe diplomacia ndërkombëtare, ndërsa kjo është që Maqedonia e Maqedonisë së Veriut, emri i gjatë i shtetit, dhe Maqedonia e Veriut, emri i shkurtë kushtetues i shtetit, i referohet territorit të vendit tonë të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në asnjë mënyrë tjetër dhe se nuk kemi pretendime territoriale ndaj askujt nga fqinjët dhe ndaj akujt në botë, deklaroi Zaevi, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas Kongresit të LSDM-së, i cili për herë të parë u mbajt onlajn.
Theksoi se mosndërhyrja në punët e brendshme të shteteve fqinje, përfshirë edhe Bullgarinë, është parim në të cilin beson dhe se si shtet jemi të gatshëm të ndërmarrim detyrim për intensifikim të ndërtimit të Korridorit 8 dhe për përforcimin e bashkëpunimit ekonomik.