Cilësohet si njëri prej anësorëve më të mirë të momentit. Achraf Hakimi ka mbërritur përpara pak momentesh në Milano, aty ku pas vizitave mjekësore do të hedhë firmën me Inter. Lojtari që deri tani është në pronësi të Real Madrid ka bërë një sezon të shkëlqyer me Dortmund, duke zgjuar interesin e disa klubeve.
Inter ka qenë e gatshme për të paguar 40 milion euro, ndërsa Antonio Conte sheh t’i plotësohet dëshira për linjën e djathtë. Nga foto që publikojnë mediet përtej Adriatikut, duket 21 vjeçari maroken që ka mbërritur në Milano për të konkretizuar gjithçka.