Shkup, 20 janar – Mospërputhshmëri mes së shkruarës në dokumentacionin së kontejnerëve dhe përmbajtjes së tyre është konfirmuar deri në këtë moment, kumtoi prokuroria në Burgas lidhur me rastin që u aktualizua këtë fundjavë në mediumet në vend dhe në Bullgari se kompania “Blacion” OOD, me pronësinë e së cilës lidhen Blazhe Ignatovski dhe Goran Angelov, ka kryer import jo të rregullt të 25 kontejnerëve me mbeturina. Prej aty, siç njoftoi BGNES, shtojnë se mbeturinat nuk janë radioaktive ose toksike.
“Mbeturina e zbuluar në kontejnerë nuk është radioaktive ose toksike”, bindin në Prokurori, por shtojnë se kontejnerët me mbeturina italiane, të cilat janë mbajtur në portin në Burgas, janë dedikuar për një firmë në Pleven.
Kjo informatë nuk përputhet me deklaratën e drejtorit të kompanisë “Blacion” Goran Angelov, e cila e ka transportuar mbeturinën. Sipas tij, mbeturina u dedikua për TEC Bobov dol”, njofton BGNES.
Angelov në deklaratë për KOHA potencoi se nëse mbetiruna merr leje, do t[ë transporetohet në TEC “Bobov dol” ose do të kthehet sërish në Itali. Ignatovski megjithatë për KOHA deklaroi se mbeturina nga porti në Burgas duhej të transportohet në Termocentralin “Bobov dol”, por pasi ka arritur mbeturina, TEC-it bullgar i ka skaduar licenca për djegien e mbeturinave.(koha.mk)