Nuk ka krizë insuline, pohon zëdhënësi qeveritar Boshnjakovski

Shkup, 27 dhjetor  – Zëdhënësi i Qeverisë Mile Boshnjakovski sot deklaroi se nuk ka krizë insuline dhe se ka rezerva të mjaftueshme të insulinës.

“Informatat tona flasin se për momentin ka rezerva të mjaftueshme dhe nuk ekziston krizë insuline”, theksoi Boshnjakovski, duke paralajmëruar se ministri i ri së shpejti do të dalë në konferencë shtypi dhe opinioni do të ketë më shumë informata për të gjithë çështjet aktuale të lidhura me sektorin e shëndetësisë.

Shoqata e personave me diabet “Sheqerçe – Lilitop” nga Velesi sot doli me letër të hapur deri te kryeministri Zoran Zaev në të cilën theksojnë se pothuajse një muaj të plotë nuk ka insulinë dhe se më shumë se serioze është gjendja me personat me diabet në shtet.

“Pothuajse një muaj disa persona po luajnë me fatet e mbi 50.000 qytetarëve të varur nga insulina, prej të cilëve mbi 500 janë fëmijë. Ka ardhur koha që Ju personalisht të angazhoheni dhe të veproni. Edhe një herë nga Ju kërkojmë t’i vendosni fund momental krizës me insulinë në shtet. Insulina të mbërrijë deri tek secili që i nevojitet, ndërsa njëkohësisht të sillni zgjidhje sistematike me të cilën nuk do të mundësohet krizë e ardhshme, e cila edhe tani mendojmë se është e imponuar, por edhe pa marrë parasysh këtë na merr jetë”, thuhet në letër.